Call 24/7 for emergency service+(355) 69 72 72 777

Energji të Rinovueshme

Ese ofron zgjidhje tashmë edhe në fushën e energjive të rinovueshme. Energjitë e rinovueshme dhe sidomos energjia diellore në vitet e fundit ka filluar te shihet si një burim alternativ real për prodhimin e energjisë elektrike. Deri në ditët e sotme fuqia e instaluar me panele fotovoltaike në botë kap shifrën e 40 GW. Avantazhi i Shqipërisë për shfrytëzimin e këtyre burimeve energjitike alternative qendron në faktin se Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme në dispozicion, që shkojnë deri në 4000 Wh/m2 në ditë nga dielli, dhe 225 ditë me diell në vit. Kjo është një nga shtysat që e kanë bërë Ese të mendojë të pasurojë tregun shqiptar të energjitikës edhe me këtë produkt. Ese ofron zgjidhje energjitike me panele diellore energjie off-grid (të pavarura nga rrjeti i shpërndarjes së energjisë) më rrymë të vazhduar (DC) ose alternative (AC). Gjithashtu Ese ofron zgjidhje për ndricimin me LED (dioda dritë-emetuese) të furnizuara nga rryma e vazhduar e prodhuar nga panelet fotovoltaike.

Leave a comment

Adresa

Rruga Aleksandri i Madh, Tiranë, Kashar, Yzberisht

Kontakte

[email protected]
+(355) 69 72 72 777

Na ndiqni!

ESE Shpk © 2017
Developed by iNSmart Code